Gjendet i pajetë 2-vjeçari, arrestohen halla dhe xhaxhai i tij

Kronikë e zezë

Gjendet i pajetë 2-vjeçari, arrestohen halla dhe xhaxhai i tij

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 22:06
Ilustrim

Trupi i pajetë i një 2-vjeçari është gjetur pranë qytetit të Zvornikut në Bosnje Hercegovinë.

Më parë prindërit kishin denoncuar zhdukjen e tij.

Mediat vendase raportojnë se si të akuzuar për këtë ngjarje janë halla dhe xhaxhai i fëmijës, me inicialet M.S dhe F.D, të cilët janë vënë nën arrest.

Para hetuesve ata kishin pranuar se ishin përgjegjës për vdekjen e vogëlushit si dhe u kishin treguar vendin ku ata e kishin varrosur.

Babai i fëmijës e kishte raportuar zhdukjen e tij, të enjten, natën mes 16 dhe 17 Gushtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat