Kryebashkiakja e Roskovecit: Djalin e shqiptarit që humbi jetën e shpëtoi një mrekulli, gruaja dhe vajza të plagosura

Kronikë e zezë

Kryebashkiakja e Roskovecit: Djalin e shqiptarit që humbi jetën e shpëtoi një mrekulli, gruaja dhe vajza të plagosura

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 21:52
Erjon Toro me familje

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, në një prononcim për Opinion pasi ka konfirmuar humbjen e jetës së shtetasit Erjon Toro, nga fshati Kurjan i Roskovecit, ka informuar se Erjon Toro, i biri i Masarit, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Ndërkohë ka dhënë detaje për gjendjen e pjesës tjetër të familjes.

“Unë sapo u interesova. E mësova nga mediat rastin e humbjes së jetës së Erjonit. Nga biseda që bëra me babain më informoi se e shoqja e Erjonit ka dëmtime të rënda në zonën e legenit. Vajza ka pësuar po kështu dëme në pjesën e kokës. Ndërkohë që i vetmi i shpëtuar është djali i vogël. i cili mësohet se nuk ishte në shtëpi në momentin e tragjedisë”.

Po kështu kryetarja e Bashkisë Roskovec ka theksuar se gjendja në familjen e prindërve të Erjonit (33 vjeç) është traumatike dhe ka qenë e vështirë për tu shkëputur një informacion më të detajuar mbi ngjarjen, ndërkohë që u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta të afërmëve mbi humbjen e njeriu tyre të dashur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat