Ja kush është shqiptari që humbi jetën nga tërmetet në Itali

Kronikë e zezë

Ja kush është shqiptari që humbi jetën nga tërmetet në Itali

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 21:46
Erjon Toro

Ministria e Jashtme e Shqipërisë dha lajmin e keq ditën e sotme se mes viktimave të tërmetit në Itali është edhe një shqiptar.

Ai është Erjon Toro, banues në Amatrice të Italisë, qyteza që u prek më së shumti nga tërmeti që u ka marrë jetën 120 njerëzve deri më tani.

Toro u gjet mes rrënojave të një banese të shkatërruar nga tërmeti. Ai ishte i martuar dhe me tre fëmijë të mitur.

Toro ishte nga Kurjani i Roskovecit dhe prej vitesh jetonte në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat