Dosja e ish-gardistit Dervishi në Gjykatë

Kronikë e zezë

Dosja e ish-gardistit Dervishi në Gjykatë

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 21:36
ilustrim

Ish-gardisti Admir Dervishi që vrau gruan në sytë e dy fëmijëve në shtëpinë e tyre në Kombinat është dërguar në gjyq me akuzën e vrasjes në rrethana familjare. Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se ka përfunduar hetime dhe ka dërguar në gjykatë, dosjen personale ndaj gardistit, ku kërkohet dënimi maksimal për krimin e rëndë të ndodhur në Tiranë. Pritet që më 9 shtator të zhvillohet seanca ku gjykata do të vendosë dënimin e Dervishit, i cili mëngjesin e 6 prillit me armën e shërbimit qëlloi 3 herë me pistoletë drejt bashkëshortes së tij Ilda Dervishi. Ish-gardisti u prangos pak orë pas ngjarjes në kushtet e flagrancës.

Ne ate kohe, Policia bëri me dije se Dervishi nuk njihej për person problematik, ndërkohë që dyshohet se shkak ka qenë xhelozia mes çiftit, ndonëse nga dëshmitë e mbledhura tek banorët e lagjes, ata asnjëherë nuk kishin lënë të kuptohej se kishin ndonjë problem ndermjet tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat