18 kg kanabis në stallën e bagëtive, arrestohet 37-vjeçari

Kronikë e zezë

18 kg kanabis në stallën e bagëtive, arrestohet 37-vjeçari

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 17:26
18 kg kanabis në stallën e bagëtive

18 kg kanabis janë sekuestruar nga policia në fshatin Ravonik. Blutë e Korçës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Elton Beko, 37 vjeç.

Arrestimi i tij erdhi pas kontrollit nga ana e efektivëve të policisë, pasi në stallën e bagëtive në fshatin Ravonik-Korçë, në dy çanta sportive me ngjyrë të zezë, iu gjetën dhe u sekuestruan lënda narkotike, 3 pako të mbështjella me natriban plastik.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat