Polici e godet me motoçikletë këmbësorën në Prishtinë

Kronikë e zezë

Polici e godet me motoçikletë këmbësorën në Prishtinë

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 16:53
Aksidenti

Një polic e ka goditur me motoçikletë një këmbësore në Prishtinë, përkatësisht tek Stacioni i Autobusave.

Lexuesit kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes dhe kanë treguar se këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 14:30 ka ndodhur një aksident te Stacioni i Autobusëve. Një grua është goditur dhe ka marrë lëndime trupore”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënësja PK-së për Prishtinë.

Ajo po ashtu ka konfirmuar se gruaja është goditur nga motoçikleta e policit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat