Arrestohen katër persona për prostitucion, në mesin e tyre edhe një polic

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona për prostitucion, në mesin e tyre edhe një polic

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 11:02
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë katër persona si të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Policia hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore pas një pune një vjeçare bazuar në informatat dhe provat që kishin siguruar, më 16 gusht kanë realizuar një operacion policor  në Prishtinë, si dhe më  22 gusht ka vazhduar i njëjti  operacion policor në Mitrovicë-jug,  i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar dhe identifikimin e një viktime të trafikimit me qenie njerëzore .

 “Katër personat e dyshuar janë vënë nën pranga nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz , shërbime seksuale të viktimës së trafikimit , mbajtje  në pronësi kontroll të armës pa leje  dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, thuhet në komunikatën e Policisë.

 Si rezultat i punës hetuesit policor kanë arritur të lokalizojnë vendqëndrimin e viktimës, shtetase e Kosovës, e cila ishte mbajtur nën kontroll të plotë nga  të dyshuarit po ashtu shtetas të  Kosovës.

Personat e arrestuar janë: B. K.  (1984),  N. M. (1972), A. R.  (1975)  dhe  S. J.    (1976).

 “Të dyshuarit nën nr-1 dhe 2  tashmë të arrestuar me qëllim përfitimi personal e kanë detyruar viktimën të kryente  shërbime seksuale me persona të ndryshëm me pagesë, kurse i dyshuari  me  nr-3 është  arrestuar për veprën penale shërbime seksuale të viktimës së trafikimit, ndërsa i dyshuari  me nr-4 zyrtar  i policisë,  pas  hetimeve te përbashkëta me Inspektoratin Policor (IPK-në)  i njëjti është arrestuar  nga  këta te fundit për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe në prezencë të tij është intervistuar viktima, e cila është  trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave.

Po ashtu për  rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit pran Prokurorisë Themelore - Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë,  dhe me vendim të tij të dyshuarit  janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat