Rrokulliset vetura në Raushiq të Pejës

Kronikë e zezë

Rrokulliset vetura në Raushiq të Pejës

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 22:59
aksidenti

Një veturë është vetëaksidentuar mbrëmjen e sotme në Raushiq të Pejës.

Dëshmitarët i kanë thënë KosovaPress-it se dy vetura, njëra e tipit mercedes dhe një tjetër audi, duke e zhvilluar një garë në mes tyre,  për pasojë ngasësi i veturës audi ka humbur kontrollin, me ç’rast është rrokullisur.

Gjithnjë sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur në afërsi të një restoranti, rrugës për në fshatin Raushiq. Ata kanë thënë se vetura e tipit mercedes, ka arritur të evitojë aksidentin.    

Nuk dihet për të lënduar, derisa KosovaPress-i ka tentuar të kontaktojë zëdhënësin e PK-së për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, por se nuk ka qenë i qasshëm.

Më poshtë po ju sjellim fotografi amatore të këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat