Shqiptari në Itali godet me sëpatë bashkatdhetarin e tij

Kronikë e zezë

Shqiptari në Itali godet me sëpatë bashkatdhetarin e tij

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 22:47
Ilustrim

Një emigrant shqiptar në Itali, me profesion murator, tenton të vrasë me sëpatë bashkatdhetarin e tij pas pretendimeve se është ofenduar rëndë nga familja.

Mediat vendase shkruajnë se 41-vjeçari shqiptar, banues në Xhenova, është arrestuar ditën e djeshme në një apartament në San Fruttuoso, ku ai banonte.

NOA.al mëson se më 10 qershor të këtij viti, 41-vjeçari ka plagosur rëndë bashkatdhetarin e tij në kokë me një sëpatë.

“Duhej ta bëja. Një ofendim kaq i rëndë nuk mund të lihej pa u ndëshkuar”, ka thënë 41-vjeçari shqiptar gjatë arrestimit.

Policia italiane ka siguruar edhe pamjet e sherrit gjatë natës së 10 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat