Si u vetëvra gabimisht shqiptari Besnik Tafaj në Milano

Kronikë e zezë

Si u vetëvra gabimisht shqiptari Besnik Tafaj në Milano

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 18:23
ilustrim

Shqiptari që mbeti i vrarë gjatë një ndjekje policore në Itali pas grabitjes së një automjeti luksoz, rezulton të jetë vetëvrarë me armën që mbante.

Bëhet fjalë për 27 vjeçarin Besnik Tafaj, anëtar i një bande profesioniste që merrej me grabitjen e automjeteve luksoze. Gazeta italiane “Corriere”, shkruan se i riu nuk ka pasur synim t’i japë fund jetës dhe se vrasja ka ndodhur aksidentalisht.

Ngjarja ndodhi më 19 gusht në një fshat të quajtur Peschiera Borromeo (Milano). Gjatë ikjes, i riu është penguar duke u rrëzuar dhe për pasojë, arma i ka shkrepur duke i përshkruar një plumb në pjesën e nofullës.

Ndjekja e policisë- Shqiptari po udhëtonte me një makinë tip Audi A6, e cila rezulton e grabitur. Policia italiane i ishte vënë në ndjekje, por pa rënë në sy dhe shqiptari e kishte kuptuar tashmë.

Pas braktisi makinën, 27 vjeçari u përpoq më kot të ikte në këmbë. Megjithëse gulçonte nga vrapimi, ai nuk kishte ndërmend të dorëzohej.

Ndërkohë, pasi kishte qëlluar katër herë me pistoletë, në armë i kishte edhe vetëm një plumb, i cili rezultoi fatal për të. Ai u gjet i vdekur rreth orës 06:00 të mëngjesit të datës 19 gusht.

Gazeta e cilëson si një skenë filmi gjithçka ndodhi në zonën periferike dhe boshatisur të Milanos në atë natë. Policia italiane po heton tashmë për bandën ku bënte pjesë i riu nga Shqipëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat