Këta janë tre të vrarët në Çarshinë e Gjakovës (+18)

Kronikë e zezë

Këta janë tre të vrarët në Çarshinë e Gjakovës (+18)

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 18:04
Valon Islamaj, i vrarë

(E plotësuar)  -  Sipas ushtruesit të detyrës të kryeprokurorit të Gjakovës, Ali Selimaj, vrasjen e trefishtë dyshohet se e kanë kryer Shkëlqim Shala dhe Veton Gjoshi për motive të hakmarrjes.

Autorë të vrasjes së trefishtë që ka ndodhur sot pasdite në Gjakovë dyshohet të jenë Shkëlqim Shala dhe Veton Gjoshi, ka thënë për KALLXO.com ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë në Gjakovë, Ali Selimaj.

Sipas tij, Policia ka shkuar për ta arrestuar të dyshuarit, të cilët pritet të dorëzohen.

Selimaj ka thënë se dyshohet se motivi i vrasjes është hakmarrja.

Tre persona janë vrarë sot rreth orës 16:30 në rr. “Ismail Qemali”, në “Çarshinë e Vjetër”.

“Tre personat janë të gjinisë mashkullore dhe janë të moshës përafërsisht 25 deri në 35 vjeçarë, motivi i rastit nuk dihet, personat e dyshuar janë në arrati, policia janë vënë në kërkim të tyre,” tha për KALLXO.com zyrtarja për informim e Policisë në Gjakovë Lirie Podrimaj.

Vëllezerit Valon dhe Ilir Islamaj – të njohur si vëllezërit Madanaj dhe Zef Krasniqi nga fshati Meçe kanë mbetur të vdekur në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë.

Merret vesh se i dyshuari për vrasje Gjelbrim Gjoshi dhe vëllezërit “Madanaj” kishin pasur një konflikt të mëparshëm.

Sipas informatave  para një muaji vëllezërit Islamaj “Madanaj” e kishin rrahur Gjelbrim Gjoshin në një hotel në Shkugëz. Konflikti i tyre i mëhershëm dyshohet se e ka qenë motivi i vrasjes së trefishtë.

Valoni dhe vëllai i tij, Iliri, në Gjakovë njihen si persona që kanë shkaktuar shumë probleme kurse i dyshuari për vrasje, Gjoshi ka punuar si sigurim në disa lokale.

Ndërsa viktima e tretë, Zef Krasniqi është 35 vjeçar dhe është nga fshati Meçe. Ai është pronar i një pompe të benzinës dhe dyshohet se nuk ka qenë cak i vrasjes.

Image
Valon Islamaj, i vrarë

Tre të vrarë në Gjakovë, të dyshuarit në arrati 

Tre persona kanë mbetur të vrarë gjatë një përleshje me armë zjarri në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur pak minuta më parë në Çarshinë e këtij qyteti.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënsja e Policisë rajonale të Gjakovës.

ImageGjelbrim Gjoshi, i dyshuari për vrasje

“Në ora 16:30 stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatën se në rrugën “Ismajl Qemajli” kanë gjuajtur me armë dhe tre persona kanë vdekur. Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

Sipas zëdhënëse se policisë ende nuk dihen se cilat janë motivet dhe se viktimat janë të moshës 25- 35 vjeçar.

“Të dyshuarit janë në arrati dhe shumë shpejt dot ë japim informata të tjera”, ka thënë zëdhënësja e Policisë rajonale të Gjakovës. 

ImageAli Islamaj, i vrarë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat