Pogradec, ngacmohet seksualisht 13-vjeçari

Kronikë e zezë

Pogradec, ngacmohet seksualisht 13-vjeçari

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 17:14
Policia e Pogradecit

Një djalë i mitur në Pogradec dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një djalë më i rritur në moshë.

13-vjeçari nga fshati Velçan i Pogradecit, ka akuzuar bashkëfshatarin e tij me inicialet A.Ç., 19 vjeç se ka kryer vepra të turpshme me të.

I mituri ka rrëfyer se 19-vjeçari e ka e ka mënjanuar në një zonë të veçuar të fshatit ku ka nisur të kryejë veprime të pahijshme duke e ka prekur në pjesët intime të trupit.

Në pritje të kapjes së të riut, materialet ju referuan Prokurorisë së Pogradecit për ndjekje të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat