Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një të dyshuar për trafikim me njerëz.
Gjatë bastisjes se realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore-Prishtinë, në dy lokacione pronë e tij janë gjetur dhe konfiskuar katër fishekë cal-9 mm, pajisje për pastrim të armës, 3-fletore me shënime të ndryshme dhe një telefon mobil.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.