Arrestohen dy fajdexhinj në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy fajdexhinj në Prishtinë

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 10:37
Ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor lidhur me rastin Fajde.

Si rezultat i veprimeve policore është kontrolluar një banesë e cila dyshohet se është prone e personave të dyshuar, si dhe  janë arrestuar dy persona me dyshimin se të njëjtit  janë përfshirë në dhënie të parave me fajde.

“Personat e dyshuar tanimë të arrestuar, dyshohet se gjatë vitit 2015 viktimës, i kanë dhënë me fajde para në shumën prej 31 mijë e 850 euro, ndërsa i dëmtuari ua ka dhënë-kthyer deri më tani 57 mijë e 300 euro “, thuhet në komunikatë.

Njësitet policore gjate realizimit të bastisjes kanë sekuestruar  një armë pistoletë, e cila dyshohet se mbahej pa leje nga personat e dyshuar.

Të dyshuarit M.B. viti i lindjes 1957 dhe F.B. viti i lindjes 1983, pas intervistës me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat