Gjendet i vdekur një 19 vjeçar

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një 19 vjeçar

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 21:09
ilustrim

Është gjetur pa shenja jete një 19 vjeçar në veri të Mitrovicës.

Burime të KosovaPress-it thonë se ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 19:00, në rrugën “Nemanjina” në veri të Mitrovicës.

Bëhet fjalë për shtetasin serb N. Borisavleviç (1997).

Gjithnjë sipas burimeve, Borisavleviç ishte konsumues i narkotikëve, ndërkaq shkaqet e vdekjes mbeten ende të pakonformuara.

KosovaPress-i ka tentuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike të redaksisë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat