Aksident në Kukës, dy të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident në Kukës, dy të plagosur

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 18:47
Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur sot gjatë një aksidenti rrugor në Kukës.

Sipas njoftimit të policisë aksin rrugor Kukës- Uzinë, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, me targa AA 503 DC, me drejtues mjeti shtetasin H.A, rreth 50 vjeç, banues në fshatin Brekije, Kukës.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi H.A, dhe pasagjeri shtetasi B.D., rreth 53 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat