Kundërshton dhe godet punonjësin e policisë bashkiake, prangoset 19-vjeçari

Kronikë e zezë

Kundërshton dhe godet punonjësin e policisë bashkiake, prangoset 19-vjeçari

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 16:04
Ilustrim

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person pasi pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Bashkiake për kryerjen e detyrës.

Nga Specialistët e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i Thoma Sadedini , 19 vjeç, banues në Gjirokastër.

Sipas polcisë, në tregun që ndodhet në lagjen "Granicë", Gjirokastër, 19-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Bashkiake gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat