Gjykata lë në burg babain që përdhunoi vajzën e tij në Dibër

Kronikë e zezë

Gjykata lë në burg babain që përdhunoi vajzën e tij në Dibër

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 13:04
Guri Përgjegji

Gjykata e Dibrës ka lënë në burg Guri Përgjegjin, babin që përdhunoi vajzën e tij 15-vjeçare.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, ku Përgjegji me vajzën e tij po ktheheshin nga Dibra për në fshatin e tyre në Kastriot.

Pasi kanë zbritur nga furgoni i linjës, ai e ka future vajzën e tij në pyllin që gjendet aty afër dhe e ka përdhunuar.

Pas ngjarjes, Përgjegji është denoncuar në polici nga 15-vjeçarja, ku më pas ai është arrestuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat