Ushtron dhunë në familje, arrestohet 46-vjeçari

Kronikë e zezë

Ushtron dhunë në familje, arrestohet 46-vjeçari

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 11:24
Ilustrim

Agjentët e krimeve në komisariatin e policisë së Bulqizës kanë vënë në pranga një 46-vjeçar për ushtrim dhune në familje.

Burime policore lokale bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi Dëfrim Lica, banues në fshatin Gjoricë. 

Ndërhyrja e uniformave blu u bë pas sinjalizimeve se në banesën e tij 46-vjeçari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së rrethit të Dibrës, për veprën penale “dhunë në familje”, shtojnë më tej burimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat