Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shtetasi turk

Kronikë e zezë

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shtetasi turk

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 12:01
Ilustrim

Një shtetas turk, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot nga Policia Kufitare e Morinës.

Policia ndaloi në hyrje të doganës shtetasin Kemal Aydin lindur dhe banues në Tepecik–Turqi.

"Ndalimi i shtetasit u bë pasi Organet e Drejtësisë Turke, e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar, me vendim Nr. 2009/353, datë 07.06.2012, për kryerjen e veprës penale të ; Falsifikimi i dokumenteve dhe Mashtrimi’, parashikuar nga Kodi Penal Turk”, thuhet në deklaratën e policisë.

Aydin është i dënuar me 4 vjet e 12 muaj burgim dhe pritet të ekstradohet në shtetin turk.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat