E tmerrshme/ Ja rrëfimi shokues i vajzës që u përdhunua nga i ati

Kronikë e zezë

E tmerrshme/ Ja rrëfimi shokues i vajzës që u përdhunua nga i ati

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 21:06
ilustrim

Është zbardhur dëshmia shokuese e vajzës së përdhunuar nga i ati në mes të pyllit. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Përgjegje të njësisë administrative Kastriot, në Bashkinë e Dibrës dhe u deshën 12 orë që policia të vinte në pranga autorin, shkruan Panorama.

“Paradite isha me babanë në Peshkopi. Kishim dalë për të blerë ushqime e mallra të tjera për shtëpinë tonë”, ka nisur rrëfimin e saj 15­vjeçarja E. Përgjegji. Ashtu si herë të tjera, ata janë rikthyer drejt fshatit me furgonët e transportit.

“Zakonisht, furgoni ndalon në rrugën që lidh Kastriotin me fshatin tonë. Babai i tha shoferit ta ndalonte mjetin diku tjetër, në një vend ku ne nuk ndalonim asnjëherë. Sapo zbritëm, i thashë babait se na ke ndaluar keq. Ai tha ec se e di unë këtë punë. Sapo u futëm në pyll babai me futi duart në fyt, më rrëzoi përtokë, më hoqi rrobat dhe më përdhunoi. Bërtita sa fuqi kisha, por nuk më dëgjoi njeri”, janë fjalët prekëse të vajzës së përdhunuar nga babai i saj.

Vajza i tha grupit hetimor, në prani të psikologes dhe prokurorit të çështjes, se ishte e disata herë që babai e ngacmonte seksualisht, duke e prekur në vende intime dhe se e fyente rëndë, madje dhe në prani të personave të tjerë. Ajo thotë se tetë vjet më parë mbeti jetime, pasi nëna e saj biologjike ndërroi jetë në një aksident automobilistik. E.
Përgjegji është marrë në mbrojtje që në fillim nga xhaxhai i saj dhe njerka, e cila ka bashkëpunuar me Policinë dhe ka treguar episode të tjera të ngacmimeve seksuale të babait monstër. Ajo i tha Policisë se duhet të merrnin rrobat që ajo kishte veshur ditën e ngjarjes, duke argumentuar se ato do të faktojnë përdhunimin e saj.

“Ne, thanë oficerë të Policisë Gjyqësore, kemi parë se vajza është dhunuar edhe fizikisht nga ky shtetas. Por, për ta faktuar në se ajo është përdhunuar, e kemi dërguar vajzën për një vizitë të specializuar gjinekologjike në Tiranë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat