Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë sot në Fier gjatë një konflikti. Taulant Hazizaj, 38 vjeç, banues në fshatin Kutë, Mallakastër, është plagosur me armë zjarri në rrethana të paqarta. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 11.00, kur Taulanti është qëlluar me armë gjahu duke marrë plagë serioze. Ai u dërgua në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe po punon për kapjen e tij. Mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes është F.M., 24 vjeç, banues në fshatin Kutë, Mallakastër. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar 2 armë gjahu çifte.