Korçë, gjendet në kënetë trupi i njërit prej adoleshentëve

Kronikë e zezë

Korçë, gjendet në kënetë trupi i njërit prej adoleshentëve

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 14:08
Rezervuari ku u zhdukën dy kushërinjët

(E plotesuar) Policët e njësisë speciale të Policisë së Shqipërisë, RENEA, kanë gjetur në kënetë trupin e pajetë të njërit prej adoleshentëve të mbytur në fshatin Qatrom të Korçës.

Nuk dihet ende se cilit prej kushërinjve i përket trupi, ndërkohë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 17-vjeçarit tjetër.

Dy kushërinjtë Rei dhe Berti Tahillari u zhdukën dje pasi kishin shkuar të laheshin në rezervuar.

Alarmi në polici u dha mbrëmë teksa një shok i tyre pa në breg rrobat e dy 17-vjeçarëve, ndërkohë që nuk kishte asnjë shenjë prej tyre.

Plumbarët nisin kërkimet për gjetjen e dy të rinjve në rezervuar

Asnjë gjurmë nga dy të rinjtë Tahirllari që janë zhdukur prej paradites së djeshme. Rei dhe Berti dyshohet se janë mbytur ditën e djeshme në rezervarin e e fshatit Qatrom në Korçë.

Dy kushërinjtë kanë hequr rrobat dhe janë zhytur për tu larë, por askush nuk i ka parë përveç rrobave që i kanë lënë jashtë përpara se të futeshin në rezervuar.

Pas apelit të familjarëve mesditën e sotme në fshat kanë mbërritur polumbarët, dhe kanë nisur zhytjen për gjetjen e trupave të dy të rinjve.

Policia ka rrethuar zonën dhe nuk ka lejuar familjarët që të afroheshin, pasi ata kishin kërkuar që futeshin vetë për të gjetur trupat e 17-vjeçarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat