Djali bandit i Komandant Sabit Gecit kërcënon policin pse i shqiptoi tiketë kundërvajtje

Kronikë e zezë

Djali bandit i Komandant Sabit Gecit kërcënon policin pse i shqiptoi tiketë kundërvajtje

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 13:08
Policia e Kosovës

“Kujna po ia shkrun t`i q… robt”, i është drejtuar Kushtrim Geci policit të trafikut rrugor, Muhamet Vitia, derisa ishte duke i shqiptuar tiketë për kundërvajtje.

Duke tentuar që ta ndalojë, e ka nxjerrë thikën që ta sulmojë. Mirëpo, këtij sulmi i cili ka ndodhur para katër ditësh në Prishtinë, Vitia ka arritur t`i shpëtojë vetëm falë ndihmës së kolegut të tij, policit Shpend Istogu. 

Kushtrim Geci është djali i Sabit Gecit, ish-komandantit të UÇK-së.

Pas kësaj ngjarjeje ai është arrestuar nga policia, mirëpo është liruar nga prokuroria për t`u mbrojtur në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat