Aksident i rëndë në Kodrën e Trimave në Prishtinë, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Kodrën e Trimave në Prishtinë, tre të lënduar

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 23:07
Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në natën e së premtes në kryeqytetin e Kosovës.

Tre persona janë lënduar si rezultat i ndeshjes së dy automjeteve në Kodra e Trimave, më saktësisht në lagjen 'Vëllezërit Fazliu'.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ndihma e shpejtë, e cila ka dërguar me urgjencë të lënduarit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shkaqet e aksidentit tani për tani nuk dihet, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat