Ky është babai-monstër që përdhunoi vajzën 15-vjeçare në Dibër

Kronikë e zezë

Ky është babai-monstër që përdhunoi vajzën 15-vjeçare në Dibër

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 16:40
Dibra

Guri Përgjegji, 46 – vjeç, ky që po shihni në këtë foto, u arrestua nga policia, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të bijën. Ai është banor i fshatit Përgjegje, në zonën administrative të Kastriotit, në Dibër.

Policia ishte njoftuar një ditë më parë në rrugë operative, se një minorene me inicialet E.P, 15 vjeçe, ishte në gjendje të rëndë psikologjike, për shkak të një agresioni.

Një patrullë e policisë e gjeti në banesën e xhaxhait të saj minorenen, që jetonte me babain dhe njerkën në këtë shtëpi që shihni në këto pamje.

Pasi u dërgua në policinë e Peshkopisë, ajo u mor në pyetje nga një prokuror në prani të njerkës dhe një psikologu. Gjatë seancës, ajo ka rrëfyer në detaje momentet e tmerrit, se si e kishte përdhunuar babai i saj biologjik.

Rreth orës 11 të së enjtes, ata gjendeshin bashkë në një zonë me pyll në afërsi të fshatit, ku ai e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Pas kësaj është larguar duke e lënë vajzën në gjendje shoku.

Image

Për disa orë efektivët e policisë së Dibrës kanë kërkuar Përgjegjin nën zonën e pyllëzuar rreth fshatit, dhe pas 12 orësh e kanë lokalizuar atë në një shtëpi të braktisur.

Veç dëshmisë së vajzës, dhe ekspertiza mjeko- ligjore ka konfirmuar përdhunimin e minorenes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat