Në Tetovë rrihen për materiale tekstili

Kronikë e zezë

Në Tetovë rrihen për materiale tekstili

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 12:53
Ilustrim

Dje rreth orës 14 e 45 minuta në vendin e quajtur ”Pazari i Grave” në lagjen Çarshia e Epërme katër persona janë zënë dhe kanë goditur njëri tjetrin me grushta dhe mjete të forta.

Sektori për Punë të Brendshme në Maqedoni ka njoftuar se dy grupet janë zënë për materiale tekstili që shiten në këtë ditë e cila është ditë për tregti.

Pesonat L.T (35) dhe B.E (31) nga fshati Neproshten i Komunës së Tearcës janë rrahur me T.L dhe B.L(57) dhe pas zënkës të njejtët janë drejtuar Departamentit të Kirurgjisë në Spitalin Klinik në Tetovë me lëndime të lehta trupore.

Policia e Tetovës ka ndaluar të gjithë personat e përfshirë në zënkë për bisedë informative për të sqaruar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat