Mafia shqiptare, biznes droge me mafien kalabreze

Kronikë e zezë

Mafia shqiptare, biznes droge me mafien kalabreze

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 15:28
Ilustrim

Mediat italiane janë ndalur gjerë e gjatë në sekuestrimet e sasive të mëdha të drogës, që vinin me gomone nga Shqipëria për në Itali. Ato kanë publikuar raportin e fundit të Drejtorisë Investigative Antimafia. Këtë raport, e ka prezantuar në parlament ministri i Brendshëm, Anxhelino Alfano. “Në provincën e Brindizit mund të konsolidohen raportet mes grupeve lokale të mafies pulieze ‘Sakra Korona Unita’ e klaneve kriminale shqiptare, për importimin e sasive të konsiderueshme të drogës”, shkruan një media lokale italiane. Sipas mediave, transportimin e drogës dhe furnizimin e shtetit italian me lëndë narkotike, e favorizon afërsia gjeografike që kanë dy shtetet me njëra-tjetrën.

Vlerësohet se mafia kalabreze, nga e cila ka lindur “Sakra Unita Korona”, ka gjallëruar raportet me klanet kriminale të shqiptarëve, që merren me trafikun e drogës. Një fakt të tillë e kanë treguar edhe mafiozët e penduar, Erkole Pena dhe Sandro Kampana. Në Brindizi, mafia pulieze mbijeton falë shkëmbimeve ndër breza dhe me mafiet e shteteve fqinje. Kjo mafie përdor edhe metoda të tilla si dhuna, kërcënimi e zhvatja, që klani mafioz të mund të mbijetojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat