Ndërhyn në tubat e Ujësjellësit, humb jetën i sëmuri mendor

Kronikë e zezë

Ndërhyn në tubat e Ujësjellësit, humb jetën i sëmuri mendor

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 23:52
ilustrim

Një 48-vjeçar  në Mirditë ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.Ngjarja ka ndodhur rreth orës orës 13:30, ndërsa viktima është shtetasi Fran  Legisi, banues në Reps, Mirditë.

Trupi i pajetë i tij u gjet tek vendi i quajtur ish-Gjeologjia e Mashterkorit në Reps, në pusetën e shkarkimit të ujësjellës – kanalizime në Mirditë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se  shtetasi ishte person i sëmurë mendor  prej disa kohësh .

Sipas policisë, ai ka tentuar që me një çelës hidraulik të çmontoj saraçineskën e tubacionit të ujit në një pusetë, ku për pasojë presioni i ujit ka shkëputur një pjesë të saraçineskës duke e goditur në pjesën e kokës dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vlerësim si ngjarje aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat