Aksidenti në Shkabaj, një person në gjendje kritike

Kronikë e zezë

Aksidenti në Shkabaj, një person në gjendje kritike

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 20:49
Aksidenti

Tre persona janë lënduar rëndë sot në orët e pasdites gjatë një aksident trafiku në fshatin Shkabaj të kryeqytetit.

Njëri prej të lënduarve është në gjendje kritike thonë mjekët në QKUK.

Sipas mjekut Sami Bajçinca i cili është edhe duke u marrë me rastin në fjalë i ka thënë KosovaPress-it se pacienti i tij është në gjendje mjaft kritike si pasojë e lëndimeve të rënda në kokë dhe në kraharor. Bajçinca tha se i plagosuri i gjinisë mashkullore kishte ardhur në gjendje kritike me ç ‘rast stafi ka intervenuar rreth orës 18:00, dhe kanë kryer ranimim.

“Pacienti me të cilin jam duke u marrë unë është  jo stabil  dhe në gjendje kritike. Siç më kanë raportuar kolegët e ndërrimit të paradites, ai ka ardhur në orën 18:00 në gjendje shumë të rëndë, dhe stafi ka intervenuar me ç ‘rast kanë kryer ranimim (është ringjallë), por gjendja e tij tashmë është mjaft e rëndë për shkak të lëndimeve të marra në kokë dhe kraharor, e sidomos ato në kraharor janë mjaft të rënda”, ka thënë Bajçinca për KosovaPressin.

Në gjendje të rëndë janë edhe dy të aksidentuarit të tjerë, të cilët janë intobuar.

Për aksidentin në fjalë ka raportuar e lajmeve KosovaPress-i, pak orë më parë, ku si pasojë e një aksidenti në mes dy veturave, njëra prej tyre ka dalë jashtë rrugës dhe për pasojë kanë mbetur tre të lënduar rëndë të cilët po trajtohen në QKUK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat