30-vjeçari Jorgo Zani, autor i krimit makabër në Palasë të Himarës, njihej në zonë si njeri i dhunshëm. Banorët e fshatit tregojnë se Jorgo kishte kryer edhe veprime të tjera të dhunshme, kryesish ndaj kafshëve.
Fqinjët tregojnë se 12-vjeçari Andrea Z., i cili u ekzekutua në mënyrë makabre nga Jorgo Zani, po rrinte te gjyshja pasi prindërit e kishin lënë aty dhe ishin kthyer në Greqi.
“Rrinin bashkë me djalin në një godinë. Prindërit i ikën në Greqi ditën e hënë dhe e lanë te gjyshja, ai ia bëri gjëmën. Ky Jorgo ka therur edhe kafshë të ndryshme në fshat”, tregon një banor i fshatit për News 24.
Banorët thonë se një vit më parë, autori i krimit ka dhunuar një bari.