Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Kronikë e zezë

Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 14:25
Plagosje me armë zjarri

Pas ngjarjes së Palasës, një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në Dukagjin, Shkodër. Policia e këtij qyteti thotë se rreth orës 11:40 në Shkodër ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë për në vendngjarje janë nisur forcat policore dhe grupi hetimor, të cilët kanë konstatuar se të plagosur kanë mbetur shtetasja D.B. 41 vjeçe dhe shtetasi K.B. 48 vjeç, të cilët po transportohen për në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore me helikopter për shkak të terrenit të thyer malor.

Dyshohet se autori i kësaj ngjarje është shtetasi Lekë Ballza 50 vjeç ( vëllai i D.B.) i cili sipas informacioneve nga banorë të fshatit të cilët e njohin, njihet si person me probleme mendore.

Nga të dhënat paraprake nga vendngjarja bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobta brenda familjes. Po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat