Fushata e Clintonit i quan akuzat e Trumpit lidhur me IS-in të pavërteta

Amerika

Fushata e Clintonit i quan akuzat e Trumpit lidhur me IS-in të pavërteta

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 19:35
Clinton (Majtas) dhe Trump

Si përgjigje ndaj akuzave të kandidatit presidencial republikan, Donald Trump, se kundërshtarja e tij demokrate Hillary Clinton dhe presidenti amerikan Barack Obama janë “bashkëthemelues të Shtetit Islamik”, fushata e Clintonit i ka quajtur komentet si “pretendime të pavërteta”.

“Ky është një shembull tjetër i deklaratave të Trumpit që flet marrëzira për Shtetet e Bashkuara”, ka thënë një këshilltar i lartë i Clintonit, Jake Sullivan, përmes një deklarate.

“Çka është e jashtëzakonshme është fakti se Trump edhe një herë po u jep jehonë fjalëve të presidentit rus, Putin, dhe armiqve tanë për të sulmuar liderët amerikanë dhe interesat amerikane, duke dështuar që të ofrojë ndonjë plan serioz për ta luftuar terrorizmin apo që ta bëjë këtë vend më të sigurt”, ka thënë Sullivan, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat