Shkodër, luftë me armë zjarri, arrestohen 2 persona, 1 tjetër shpallet në kërkim

Kronikë e zezë

Shkodër, luftë me armë zjarri, arrestohen 2 persona, 1 tjetër shpallet në kërkim

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 12:04
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim pas përfshirjes së tyre në një konflikt me armë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Salla e Komandimit të Komisariatit Shkodër është njoftuar se mes shtetasve Prekë Miri, shtetasit K.P dhe shtetasit S.S ka konflikt dhe përdorim të armëve të zjarrit.

Menjëherë nga forcat policore është vlerësuar maksimalisht situata, janë marrë masa të menjëhershme dhe pas verifikimit është konstatuar se shtetasi Prekë Miri sëbashku me shtetasin K.P për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri shtetasin S.S, 54 vjeç, banues në Shkodër.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale 7 gëzhoja mod 56, një fishek mod 56, si dhe një kapak i kutisë së tytës së një arme zjarri.

“Më datë 9.08.2016 është njoftuar Salla e Komandimit të Komisariatit Shkodër, se mes shtetasve Prekë Miri , shtetasit K.P dhe shtetasit S.S ka konflikt dhe përdorim të armëve të zjarrit.

Mënjëherë nga forcat policore është vlerësuar maksimalisht situata, janë marrë masa të menjëhershme dhe pas verifikimit është konstatuar se shtetasi Prekë Miri së bashku me K.P për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri shtetasin S.S, 54 vjeç, banues në Shkodër.

Nga këqyerja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale : 7 gëzhoja model 56, një fishek model 56 si dhe një kapak i kutisë së tytës së një arme zjarri.

Materialet për këtë hetim i përcillen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ndjekje”, njoftojnë forcat blu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat