Merr nipin si dëshmitar në polici, zbulon se është vrasës i djalit të tij! Zbardhet krimi i shqiptarit në Greqi

Kronikë e zezë

Merr nipin si dëshmitar në polici, zbulon se është vrasës i djalit të tij! Zbardhet krimi i shqiptarit në Greqi

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Shkoi në komisarit të denonconte se i kishin vrarë kushëririn e parë në Greqi, por ka përfunduar në pranga si autor i vrasjes së tij.

Kjo është historia e Denis Zakës, një 26-vjeçari të lindur në Lushnje dhe me banim në Durrës i cili u vu në pranga gjatë ditës së djeshme me akuzën e vrasjes së kushëririt të tij Vladimit Murrizi.

Më datë 7 gusht, Zaka së bashku me babain e kushëririt të tij (të vrarë) kanë shkuar në Policinë e Fierit ku kanë bërë denoncimin për vrasjen e tij. Mersin Murrizi ka kallëzuar se djali i tij Vladimiri është vrarë në Greqi, duke sjellë edhe si dëshmitarë Denis Zakën, kushëririn e parë të tij me të cilin ka qenë bashkë në Greqi, pa e ditur se do të ishte pikërisht ai autor i vrasjes së djalit.

Pas hetimeve të kryera dhe marrjes në pyetje, Denis Zaka pranoi se kishte kryer vrasjen e kushëririt të tij. Bashkëpunimi i Policisë së Fierit me Inetrpolin dhe Policinë greke bëri që autoritetet atje të gjejnë të groposur trupin e viktimës, pikërisht në vendin ku rrëfeu kushëriri. Policia thotë se Zaka akuzohet për akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, por nuk saktëson më tej me detaje.

Lidhur me këtë kallëzim u kryen veprimet procedurale si: pyetja e katër personave që kanë dijeni për veprën penale, u bënë këqyrja e telefonave, tabulateve, SMS-ve dhe rrjeteve sociale me të cilët kishte komunikime.

Nga kryerja e veprimeve procedurale lindën dyshime të bazuara se ishim para një krimi vrasje dhe se i dyshuar ishte Denis Zaka, kushëriri i parë i tij.

Denis Zaka kishte shumë kontradikta në thënie që nuk përputheshin me tabulatet telefonike.

I vendosur para provave kontradiktore për ato që kishte deklaruar, pranoi se ai e kishte kryer vrasjen e kushëririt të tij, Vladimir Murrizi, duke dhënë shpjegime të hollësishme për  motivin, mjetin me të cilin kishte realizuar vrasjen, dhe vendin ku e kishte fshehur kufomën në Greqi.

U bashkëpunua me Drejtorinë për Krimet e Rënda dhe Interpol Tirana dhe të gjitha të dhënat  ju përcollën menjëherë autoriteteve policore  Greke, të cilat nga ana e tyre shkuan në vendin e ngjarjes dhe gjetën kufomën e groposur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat