Edhe një i vdekur në plazhet e Shqipërisë

Kronikë e zezë

Edhe një i vdekur në plazhet e Shqipërisë

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 19:25
Plazhi afër Semanit

Rreth orës 15:15, në plazhin e Semanit në Fier - Shqipëri, duke ndenjur në breg të detit, ka pësuar infarkt 77-vjeçari E.J., banues në lagjen “11 Janari”, duke humbur jetën.

Ndërsa viktima e dytë mësohet se është identifikuar si Arben Qorri, banues në një fshat të Lushnjës. Atij i është dhënë ndihma e pare mjekësore në fshatin Darezezë, por nuk është bërë e mundur që të shpëtohet.

Dyshohet se shkaku i vdekjes është mbytja në det. Ai ka qenë në plazh së bashku me familjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa videoja e mbërritur pranë Jetaoshqef.al tregon momentin ku pushuesit e tjerë mundohen t’i japin ndihmën e parë plazhistit. Sipas raportuesit, ai sapo kishte ngrënë drekën dhe ndodhej në plazh bashkë me gruan e tij, ndërsa papritur ka përfunduar i shtrirë në breg të detit pasi kishte bllokim të frymëmarrjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat