E sulmojnë në parking të restorantit, i vjedhin parat dhe kartelat e bankës

Kronikë e zezë

E sulmojnë në parking të restorantit, i vjedhin parat dhe kartelat e bankës

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 11:22
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Junik, viktima mashkull shqiptar ka raportuar se derisa ishte në parkingun e një restoranti është sulmuar me mjete të forta nga tre persona të dyshuar meshkuj shqiptarë.

Në njoftim të Policisë thuhet se nga goditjet viktima ka mbetur i shtrirë në tokë ndërsa të dyshuarit i kanë vjedhur një shumë të parave, një zinxhir ari, si dhe disa kartela bankare.

“Viktima ka marrë tretman mjekësor, përderisa rasti po hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat