Dy tiransa “emigruan” në Pukë, kishin mbjellë 400 rrënjë kanabis

Kronikë e zezë

Dy tiransa “emigruan” në Pukë, kishin mbjellë 400 rrënjë kanabis

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 17:23
Kanabis

Kishin shkuar nga Tirana për në Pukë e kishin mbjellë kanabis sativa. Por mëngjesin e sotëm janë vënë në pranga. Burime nga policia thanë se, gjatë operacionit “Gjegjan”, janë gjetur 2 parcela me kanabis dhe janë djegur 400 rrënjë të kësaj bime narkotike.

Ndërkaq në pranga janë vënë dy persona pasi janë kapur në flagrancë në fshatin Mushte, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë, në një zonë pyjore, ku ishin 2 parcela, në të cilat ishin kultivuar 400 bimë të dyshuara kanabis sativa.

Të arrestuarit janë:

Qani Hamzaj, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Arjan Nikolli, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë veprimeve hetimore të dyshuarve u janë gjetur dhe sekuestruar edhe:

një armë zjarri automatik model-56,

dy karikatorrë me 51 fishek model-56,

një motorrçikletë e modifikuar, pa targa e pa dokumente.

një automjet tip fuoristradë, marka “Landrover Discovery”, pa targa.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Pukës për Qani Hamzaj, për akuzat e “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve”, dhe për Arjan Nikolli, për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, dhe ” Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat