Gjendet i mbytur në plazhin e Durrësit një 45-vjeçar

Kronikë e zezë

Gjendet i mbytur në plazhin e Durrësit një 45-vjeçar

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 17:06
Plazhi i Durrësit

Një person është gjetur i mbytur në plazhin e Durrësit në sketorin Hamallaj. Sipas policisë personi i mbytur është një mashkull, i paidentifikuar, rreth 40-45 vjeç.

“Viktima është 1.76 cm i gjatë,  i shëndoshë,  me flokë të shkurtra(pak të thinjura)dhe ka të veshur një palë rroba banjo ngjyrë blu me mbishkrimin”Sport”.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Personi i mbytur ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal Durrës”, informon policia.

Policia vijon hetimet për identifikimin e viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat