Rrahje dhe therje me thikë në një hotel në Dragash

Kronikë e zezë

Rrahje dhe therje me thikë në një hotel në Dragash

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 16:45
Ilustrim

Policia e Prizrenit ka njoftuar për një rrahje që ka ndodhur në një hotel në Dragash, me ç’rast dy prej të dyshuarve kanë marrë plagë nga thika. Katër të dyshuar janë arrestuar.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Rajonit të Prizrenit: 

Rreth orës 05:00 në ambientet e hotelit “Meka” në Dragash ka ndodhur një përleshje në mes të katër personave, të gjithë të dyshuar ngase në një mënyrë ose tjetër kanë qenë të përfshirë në rrahje ku është përdor një thikë.

Dy të plagosur kanë marrë ndihmën e parë në Shtëpinë e shëndetit në Dragash e më pas janë transferuar në Spitalin Rajonal në Prizren për shkak të natyrës së lëndimeve, ndërsa dy të tjerë, pas përfundimit të rrahjes kthehen në dhomën e hotelit në të cilën ishin vendosur tre ditë më parë për pushime. 

Pasi kishte arritur policia në hotel, këta të dyshuar tentojnë të ikin duke kërcyer nga tarraca e hotelit mirëpo kapën dhe arrestohen. Dyshohet se motivi i krejt ngjarjes mund të jetë një lidhje e njërit nga të dyshuarit me një vajzë. Pritet vendimi i prokurorit të shtetit për procedura të më tejme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat