Aksion antidrogë, arrestohen 5 persona

Kronikë e zezë

Aksion antidrogë, arrestohen 5 persona

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 16:05
Ilustrim

Policia e Shkodrës, në kuadër të goditjes së veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike ka arrestuar 5 persona.

Të arrestuarit janë:

1. Aleksander Podja , 22 vjeç,  banues në Bardhaj Shkodër.

2. Simon Podja, 24 vjeç, banues në Bardhaj Shkodër, (i denuar më parë për vjedhje).

3. Kristjan Cingare, 23 vjeç,  banues në Bardhaj Shkodër.

4. Edmond Nika, 22 vjeç, banues në Prekal Shkodër.

5. Vido Dakaj, 29 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër, (i dënuar më parë për kundërshtim të punonjësve të policisë).

Si dhe është shpallur në kërkim B.B, 30 vjeç, banues në lagjen Guerrile Shkodër, (i ndaluar më parë për veprën penale të plagosjes së lehtë).

Personat e lartëpërmendur në bashkëpunim me njeri-tjetrin është dokumentuar se janë përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të bimëve narkotike dhe konkretisht, kanë kultivuar një parcele me 609 rrënjë bime narkotike cannabis sativa, e evidentuar, sekuestruar dhe asgjesuar në datë 18.07.2016 në vendin e quajtur <Kodra> pranë ish gabinës elektrike në fshatin Prekal Shkodër, në rrugë Prekal – Kir.

Dokumentimi i autorësisë së veprës penale është finalizuar pas një hetimi të përbashkët 2-mujor me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në cilesinë e provës materiale janë sekustruar 609 rrenjë të dyshuara narkotike kanabis sativa , 6 telefona celulare , e objekte të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat