INSTAT: Ja sa lekë borxh ka çdo shqiptar

Kronikë e zezë

INSTAT: Ja sa lekë borxh ka çdo shqiptar

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 18:19
Lekë

Muajin e kaluar, borxhi publik arriti vlerat më të larta që ka pasur ndonjëherë në histori.

Sipas të dhënave, çdo shqiptar sot llogaritet të jetë në borxh në një vlerë prej 270 mijë lekësh të reja. Borxhi publik arriti në 1 trilion e 68 miliardë lekë muajin e kaluar. Borxhi në vlerë është në nivelet e tij më të larta.

E llogaritur në euro borxhi arrin në 7.86 miliardë. I llogaritur në bazë të popullsisë, prej më pak se 2.9 milionë rezidentësh që raporton INSTAT, tregon se cdo qytetar shqiptar, përveç borxheve personale, ka një barrë borxhi prej 3.7 milionë lekësh të vjetra.

Në fund të vitit të kaluar borxhi arriti nivelin më të lartë ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto duke arritur sa 74% e PBB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat