Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, që kishin përdhunuar vajzën 5 vjeçare

Kronikë e zezë

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, që kishin përdhunuar vajzën 5 vjeçare

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 00:48
Ilustrim

Gati 4 muaj pasi një vajzë 5 vjeçare dyshohet se u përdhunua nga dy burra, ka ndodhur një arrestim i një të dyshuari.
Përveç vajzës së vogël, lëndime dhe tortura kishte pësuar edhe vëllau i saj 1 vjeçar në vesh dhe organet e tij intime, transmeton lajmi.net

Në muajin mars, dy burra i kishin marrë fëmijët nga shtëpia derisa po flinin me prindërit e tyre dhe të njejtit dyshohet se e kanë përdhunuar vajzën e vogël, duke i’a torturuar të vëllain.

Më pas prindërit dhe ekipet i kishin gjetur fëmijët në një distancë jo shumë të madhe nga shtëpia.

Gjykimi do të bëhet me 26 korrik dhe 20 vjeçari i arrestuar pritet të ballafaqohet me një varg akuzash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat