Nuk bien dakord për çmimin, 60-vjeçari nga fshati Sheq qëllon me çifte të riun

Kronikë e zezë

Nuk bien dakord për çmimin, 60-vjeçari nga fshati Sheq qëllon me çifte të riun

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 22:46
Ilustrim

Një 60-vjeçar dhe një 25-vjeçar janë konfliktuar me njëri-tjetrin për shkak se nuk kanë rënë dakord për të bërë tregti me njëri-tjetrin, aq sa situata ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheq në Urën Vajgurore. K.D 60 vjeç me banim në këtë fshat dhe A.B 25 vjeç nga Elbasani, kanë nisur të konfliktohen për prishjen e pazarit të tregtisë, për shkak të çmimit, e në sherr e sipër 60-vjeçari  ka qëlluar me çifte në drejtim të makinës ku ndodhej i riu.

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë nga ky konflikt nuk ka pasur persona të dëmtuar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e këtij konflikti. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat shtetasit e mësipërm për veprime të mëtejshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat