Itali, makina me dy shqiptarë përfundon poshtë kamionit

Kronikë e zezë

Itali, makina me dy shqiptarë përfundon poshtë kamionit

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 18:30
Makina është përplasur me një kamion

Dy shqiptarë të moshës 27 dhe 30 vjeç, janë aksidentuar në Itali. Identiteti i shqiptarëve nuk është bërë i ditur, por mediat italiane shkruajnë se makina e tyre është përplasur me një kamion.

Nga hetimet e para ata kanë qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe i kanë rënë kamionit nga pas.

Gjendja shëndetësore e shqiptarëve është e rëndë, pasi goditja ka qenë e madhe dhe makina ka përfunduar poshtë kamionit. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për t’i nxjerrë shqiptarët nga makina, vetëm pas heqjes së tavanit të makinës.

Policia në Limena ka ndalur drejtuesin e kamionit i cili është një 40-vjeçar rumun, dhe fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pësuar asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat