Plantacion i madh kanabisi në Piemonte, shkatërrohet organizata shqiptare

Kronikë e zezë

Plantacion i madh kanabisi në Piemonte, shkatërrohet organizata shqiptare

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 17:27
Mbikëqyrjen nga ajri të një helikopteri të aeronautikës ushtarake

Një organizatë e përbërë nga shtetas shqiptarë, të cilët merreshin me prodhimin e marijuanës, është shkatërruar në rajonin e Pimontes në Itali.

Sipas mediave vendase plantacioni me bimët e kanabisit ishte i fshehur në një zonë pyjore në komunën e Alboneses në provincën e Pavias.

Operacioni përfundoi me sukses falë bashkëpunimit të trupave të policisë italiane në territor me forcat e ushtrisë dhe mbikëqyrjen nga ajri të një helikopteri të aeronautikës ushtarake.

Është hera e parë që Policia italiane zbulon një plantacion kaq të madh të prodhimit të drogës në Piemonte. Ende nuk është bërë me dije identiteti i shtetasve të arrestuar dhe s’kanë dalë detaje nga operacioni në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat