Policia zbulon dy fshatra me kanabis, mbjellë nga shqiptarët

Kronikë e zezë

Policia zbulon dy fshatra me kanabis, mbjellë nga shqiptarët

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 17:12
Ilustrim

Dy fshatra me kanabis janë zbuluar nga policia italiane në provincën e Pavias. Sipas mediave italiane droga është zbuluar nga një kontroll me helikopter.

Bëhet fjalë për një plantacion të madh, ndërsa deri tani policia nuk i ka identifikuar autorët.

Nga hetimet e para flitet për një bandë shqiptarësh, por nuk ka asnjë emër konkret. Gjithashtu shifra e rrënjëve të kanabisit nuk bëhet për ditur, por sipas mediave italianë janë mijëra.

Në këtë zonë janë arrestuar disa tregtar drogë, por nuk kishte ndodhur asnjëherë që lënda narkotike të mbillej aty e më pas të shitej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat