Arrestohet 27-vjeçari, kërcënoi dhe i mori 10 mijë euro një personi

Kronikë e zezë

Arrestohet 27-vjeçari, kërcënoi dhe i mori 10 mijë euro një personi

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 11:21
Ilustrim

Policia e Tiranë ka prangosur një 27-vjeçar, pasi akuzohet se i ka marrë një personi shumën prej 10.000 eurosh.

Sipas policisë, Leonard Buci ishte i dënuar më parë për armëmbajtje të armëve të ftohta.

“Falë një pune të gjatë hetimore është bërë e mundur identifikimi dhe më pas vënja para përgjegjësisë e shtetasit Leonard Buci, për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie", ku më datë 17.09.2014, ky shtetas ka marrë shumën prej 10.000 euro nga shtetasi B. Ç. 

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ndaj këtij shtetasi me vendimin Nr. 197 ka caktur masën e sigurisë "Arrest me burg" në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale: "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie" parashikuar nga Neni 109  i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat