Një fëmijë 7 vjeç humb tragjikisht jetën

Kronikë e zezë

Një fëmijë 7 vjeç humb tragjikisht jetën

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 21:54
Ilustrim

Vdekje e dhimbshme e shoqëruar me vuajtje që në lindje, për një vajzë të vogël në Kurbin.

M.Gj., vetëm shtatë vjeçe ka mbyllur sytë përgjithmonë, pasi kohët e fundit po vuante sëmundjen e epilepsisë.

Gjendja ishte rënduar shumë derisa në orën 12.40 të ditës së djeshme, fëmija vdiq, thanë sot për noa.al, burime zyrtare nga Policia e Shtetit.

Komisariati i Policisë Kurbin shtoi se u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim, pasi familjarët kanë dërguar në spital të vdekur fëmijën M.Gj., 7 vjeçe, banuese në Adriatik.

Nga veprimet e kryera rezulton, se që në moshën 1 vjeçe, vuante nga epilepsia e gjeneralizuar.

Fëmija ishte në gjendje kome prej ditësh për shkak të rëndimit të gjendjes si rezultat i sëmundjes epileptike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat