Banda shqiptaro-italiane e drogës, në pranga 36 persona

Kronikë e zezë

Banda shqiptaro-italiane e drogës, në pranga 36 persona

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 23:20
Ilustrim

Policia italiane shkatërroi një rrjet të organizuar të trafikut të lëndëve narkotike. U arrestuan 36 persona, por disa prej tyre u lanë në arrest shtëpie. Operacioni masiv antidrogë ishte koduar me emrin “Të paprekshmit”. Ai u zhvillua në provincën e Frosinones, pranë Romës.

Organizata kriminale ishte e ndarë në dy degë, në atë shqiptare që administrohej trafikantë të vendosur prej kohësh në zonë, dhe në atë napoletane. Droga gjithashtu vinte nga Shqipëria dhe nga Napoli.

Sipas mediave italiane, droga u shitej kryesisht të miturve. Në këtë operacion kanë marrë pjesë mbi 300 policë e disa helikopterë. Hetimet kishin nisur që në vitin 2012, ndërsa deri në fund të vitit 2015  u vunë në pranga 58 persona, mes tyre dhe shumë shqiptarë.

Grupi ishte i mirëstrukturuar, një pjesë tjetër merrej me përgatitjen, shpërndarjen e drogës, ndërsa të tjerë e shpërndanin në pika strategjike. Mes të arrestuarve sipas mediave italiane janë dhe disa anëtarë të mafias napoletane “Camorra”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat